Dauti thotë se Ramushi është partneri më serioz i Veselit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dauti thotë se Ramushi është partneri më serioz i Veselit

20:18 | 04 Shkurt 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Ai ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nuk ka partner më të besueshëm se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

“Gjithçka mundet të ndodhë në Qeveri. Nuk e shoh shqetësuese konfigurimin e Qeverisë, por i shoh shqetësuese vendimet që janë marrë, apo ato që do merren në të ardhmen për Kosovën”, ka thënë Daut Haradinaj.

“Sot je në Qeveri, nesër s’je, por Trepça e ka statusin e vet, ushtria është këtu, kjo taksë do të mbahet mend që i kemi treguar edhe Serbisë që jemi shtet. Kemi filluar që të dëshmojmë se jemi shtet funksional”.

“Edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e di që partner më serioz dhe më të fuqishëm se kryeministri aktual nuk ka. Nuk besoj që ka dallim të mendimeve mes tyre, pasi që ka pasur presion.

“Veseli është që ta pezullojë taksën për t’i dhënë Serbisë kohë, por ajo tashmë ka filluar edhe me një kërkesë për shfuqizimin e Ligjit për Trepçën dhe kjo mund të vazhdojë me kërkesa tjera. Ndërsa ne i kemi edhe 1000 kushte që mund t’ia vëmë në tavolinë Serbisë, duke filluar nga të zhdukurit, dëmet e luftës, shkatërrimet, resurset, gjithçka që Serbia i ka plaçkitur Kosovës”.

Ai ka kërkuar edhe njëherë përkrahje nga ndërkombëtarët për vendimet që i merr Qeveria e Kosovës.

Komento: