David Philips: BE-ja nuk donte t’ia jepte Kosovës liberalizimin, skema e marrëveshjes ishte vendosur kohë më parë

09:10 | 31 Dhjetor 2023
david-philips:-be-ja-nuk-donte-t’ia-jepte-kosoves-liberalizimin,-skema-e-marreveshjes-ishte-vendosur-kohe-me-pare

Eksperti amerikan i politikës së Jashtme, David Phillips, ka folur në një intervistë për Front Online lidhur më ngjarjet kryesore politike që karakterizuan vitin 2023 në Kosovë.

Philips e ka vvlerësuar si hap të madh për Kosovën liberalizimin e vizave.

Ai konsideron se Kosovës iu bë padrejtësi nga BE-ja në procesin e liberalizimit të vizave ngase, sipas tij, ajo nuk donte realisht që Kosova të fitojë liberalizimin dhe kësisoj vazhdoi të vendoste kushte për këtë proces.

“Kosova nuk duhej të priste kaq shumë vite. Skema e marrëveshjes ishte vendosur shumë kohë më parë. Më mirë vonë se kurrë. Liberalizimi i vizave është një hap i madh për Kosovën. BE-ja nuk donte realisht t’i jepte liberalizimin e vizave Kosovës, kështu që vazhdoi të zhvendoste shtyllat. Tani ky proces ka përfunduar dhe ka ardhur koha”, ka thënë ai në një intervistë për Front Online.

Philips ka thënë se meritat për këtë i takojnë Qeverisë së Kosovës e cila tregoi durim dhe fleksibilitet në këtë proces.

“Qeveria e Kosovës tregoi durim dhe fleksibilitet. I meriton të gjitha meritat”, ka thënë ai.

 

Philips: Serbia duhet të njoh Kosovën, nëse bëhet Asociacioni duhet të vlej një i tillë edhe për Preshevën

Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Phillips, duke folur në një intervistë për Front Online, ka komentuar edhe përpjekjet që po bëhen për ta formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se në rast se Kosova e bën Asociacionin atëherë duhet të ketë edhe Asociacion për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Mbi këtë bazë, ai konsideron se duhet të ketë reciprocitet dhe se kjo, siç tha ai, është shumë e rëndësishme për ndërtimin e besimit.

Nëse Kosova formon Asociacionin, Serbia duhet të ketë edhe zona etnike shqiptare në Preshevë. Reciprociteti është i rëndësishëm si masë për ndërtimin e besimit”, ka thënë Philips për Front Online.

Philips thotë se Kosova duhet të njihet si shtet nga Serbia dhe se nuk mund të ketë përparim për Serbinë pa vendosur marrëdhënie të mira ndër fqinjësore.

Sigurisht që Kosova duhet të njihet nga Serbia. Neni 35 është i qartë: Nuk ka përparim për Serbinë pa marrëdhënie paqësore fqinjësore”, tha ai për Front Online.

Ai ka folur për zhvillimet që ndodhën në veri të vendit gjatë vitit 2023.

Philips thotë se do të duhej të vendoseshin standarde të njëjta si për Kosovës ashtu edhe për Serbinë, dhe në rastin konkret në sulmin e Banjskës do të duhet të vendoseshin sanksione për Serbinë.

“Po, simetria është e rëndësishme”, ka thënë ai.

 

David Philips: Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi vetëm me ndërmjetësimin e plotë të ShBA-së

Eksperti amerikan i politikës së Jashtme, David Phillips, njëherësh drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, në një intervistë me shkrim për Front Online është pyetur edhe për qëndrimin e tij lidhur me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka dhënë një përgjigje indirekte duke vënë në pah marrëdhëniet Kosovë-ShBA.

Philips tha se Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara dhe se nevojitet masa të jashtëzakonshme për ta ruajtur këtë marrëdhënie të veçantë.

Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara. Nevojiten masa të jashtëzakonshme për të ruajtur këtë marrëdhënie të veçantë dhe për të avancuar bashkëpunimin në çdo çështje”, ka thënë David Philips për Front Online.

E duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Philips konsideron se ajo mund të arrihet vetëm me ndërmjetësimin e plotë të ShBA-së në

Një marrëveshje përfundimtare mund të arrihet nëse SHBA përfshihet më plotësisht si ndërmjetës”, ka thënë Philips për Front Online.

 

Komento: