David Philips: Vetëm një ndërmjetës amerikan e ndryshon dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi

19:07 | 21 Korrik 2024
david-philips:-vetem-nje-ndermjetes-amerikan-e-ndryshon-dinamiken-e-dialogut-kosove-serbi

Eksperti amerikan, David Philips në një përgjigje për GazetaBlic thotë se, dinamikën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë e ndryshon vetëm një ndërmjetës amerikan.

Philips thotë se, Amerika duhet të përfshihet më shumë në dialog, në mënyrë që të kalohet ngërçi aktual.

“Një bashkë-kryetar amerikan do të ndryshonte dinamikën. Le të kthehemi te struktura e jashtme dhe të përfshijmë më shumë SHBA-në. Kjo është mënyra më e mirë për të kaluar nga një ngërç në një proces ndërmjetësimi më dinamik”, tha Philips për GazetaBlic.

Komento: