Davies do të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror

14:10 | 06 Nëntor 2022

Mbrojtësi i majtë i Bayern Munich, Alphonso Davies pritet të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror.

Reprezentuesi kanadez në radhët e Bayern Munich është dashur të zëvendësohet gjatë fitores 2-3 ndaj Hertha Berlin për shkak të një lëndimi në zonën e kofshës dhe testet e para mjekësore nuk ishin të mira për futbollistin 22 vjeçar.

Por, është vetë klubi i Bayerni që ka njoftuar që lojtari do mungojë në dy ndeshjet e radhës të ‘bavarezëve’, por do jetë i gatshëm për Kupën e Botës.

“FC Bayern do të jetë pa Alphonso Davies në dy ndeshjet e mbetura të Bundesligës deri në pushimin dimëror. Mbrojtësi 22-vjeçar grisi një fije muskulore në kofshën e tij të pasme të djathtë gjatë fitores 3-2 jashtë fushe në Hertha BSC të shtunën. Ky ka qenë rezultati i ekzaminimeve nga departamenti mjekësor i kampionëve të rekordeve gjermane. Pjesëmarrja në Botërorin e Katarit nuk është në rrezik për reprezentuesin kanadez”, thuhet në njoftimin e klubit.

Rikujtojmë që Kupa e Botës fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.

Komento: