Davies ka treguar se ҫfarë i tha babai i tij kur mësoi për duelin me Lionel Messi.
Alphonse Davies ka treguar një histori interesante.
Kur Barcelona dhe Bayern janë zyrtarizuar si kundërshtarë të Ligës së Kampionëve, babai i Alphonse Davies i ka bërë një telefonatë birit të tij.
Ai e ka telefonuar i entuziazmuar për ta përgëzuar që do të përballet me lojtarin e tij të preferuar.
“Babai im më telefonoi dhe tha ‘Ti do të luash kundër lojtarit tënd të preferuar?’ dhe unë i thash: ‘Po’.. ai e di se unë e kam parë Messin që kur isha i vogël, tani do të luaj kundër tij. Është vërtetë mirë”, ka thënë Davies.
Dueli Messi – Davies pritet të jetë nga më të shpeshtit sonte. Mbi Davies presioni është shumë i madh.
Rummenigge thoshte mbrëmë se mbrojtësi mund t’ia dalë kundër gjashtë herë lojtarit më të mirë në botë.