Davies zbulon prapaskenat se si dështoi transferimi i tij te Barcelona

15:15 | 12 June 2023

Alphonso Davies është aktualisht një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në futbollin botëror, dhe që kur iu bashkua Bayern Munich në vitin 2019 për tarifën prej 22 milionë eurosh, ai ka dëshmuar të jetë një blerje e shkëlqyer për kampionët e Bundesligës.

Sidoqoftë, gjithçka mund të kishte qenë kaq ndryshe, me kanadezin që zbuloi në podkastin Say Less se Barcelona iu afrua Vancouver Whitecaps për nënshkrimin e tij përpara se ai të kalonte në Gjermani.

“Barcelona m’u afrua, por presidenti (Bartomeu) nuk më donte sepse jam nga Kanadaja”, ka zbuluar Davies, përcjell telegrafi.

“Kjo ishte ajo që tha shtypi, nuk e di nëse Presidenti e tha vërtet këtë, por nuk do të gënjej, disi më shtypi ndjenjat”.

Që atëherë, Barcelona ka vazhduar të pendohet që nuk nënshkroi Davies pasi ai ka vazhduar të shkëlqejë nga viti në vit.

Megjithatë, ata do ta ndjejnë më pak goditjen tani, me Alejandro Balden që po e dëshmoi veten njëlloj që nga hyrja në ekipin e parë.

Komento: