Qeveria e Kosovës ditë me parë ka miratuar draft-marrëveshjen për dialogun me Serbinë.
Sot me fillim nga ora 10:00 Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e përgatitur nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.
Në rendin e ditës është vetëm një pikë: Diskutim mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si “Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.