Agjenti i yllit të Ajaxit, Donny van de Beek, ka thënë se ai ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me drejtorin e Interit, Piero Ausilio, por që lojtari i tij nuk ka një marrëveshje me Interin.
Van de Beek ka impresionuar shumë gjatë garës së Ajaxit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të UEFA-s. Ai shënoi kundër klubeve të mëdha dhe ka qenë i lidhur edhe me klubet e mëdha, përfshirë Tottenhamin, Juventusin dhe Interin, përcjell ORAinfo.
Në një intervistë që agjenti i Van de Beek Guido Albers tha: “. Kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Piero Ausilio, por unë nuk kam biseduar me të në lidhje me van de Beek.
“Bashkëpunëtorët e mi janë në Itali, ata janë në punë për disa djem të akademisë sonë, asgjë më shumë dhe me Interin nuk ka asgjë”./ORAinfo/