De Biazi e “çon në qiellin e shtatë” yllin e Kosovës

23:29 | 22 Qershor 2019

Edhe një futbollist shqiptar do të jetë pjesë e Seria A.

Amir Rrahmani do të jetë lojtari më i ri i Hellas Veronës, Qendërmbrojtësi kosovar do të kryej teste mjekësore ditën e martë dhe më pas do të firmos kontratën e tij. Lidhur me këtë transferim ka folur dhe Giani De Biazi.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare e njeh mjaft mirë lojtarin pasi e ka trajnuar në Kombëtare dhe e la jashtë Europianit. Në një intervistë për “calciohellas.it”, De Biazi ka deklaruar:

Karakteristikat? “Është një mbrojtës shumë i fortë fizikisht dhe i mirë në lojën në ajër. Nuk është i shpejtë në metrat e para, por në përgjithësi është i mirë. Ka cilësi shumë të mira teknike dhe është shumë i mirë në fazat e sulmit, në situata jo aktive. Është një djalë shumë i mirë, i gatshëm të shkojë në Itali”.

Përmirësim? “Kohët e fundit nuk e kam ndjekur atë, por sigurisht duhet të përmirësohet nga këndvështrimi i përvojës, pasi ai do të jetë në një kampionat më të rëndësishëm sesa ai kroat. Megjithatë të luash në Ligën e Europës, të përmirëson. Megjithatë, ai mbetet kreu i ekipit kombëtar të Kosovës dhe prandaj nga kjo pikëpamje, unë besoj se ai do të jetë një të ardhme të mirë përpara. Mendoj se Verona ka bërë një zgjedhje të mirë”.

Kujtimet me të? “Nuk kam ndonjë anekdotë kurioze. Ai është një djalë i cili me të vërtetë dëshiron të mesoj”.

Seria A? “Do ta shohim pas dy muajsh nëse do të jetë gati. Unë mendoj se ai është një lojtar me cilësi interesante, të fortë fizikisht dhe të shkëlqyer në markim. Nuk është i shpejtë, por nuk është lojtar që fle në këmbë”.

Komento: