De Bruyne e merr dhuratë fanellën e Man Utd.
Kevin de Bruyne është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në Evropë.
Dhe, pasi është fytyrë publike, mesfushori belg është provokuar së fundmi.
Ai ishte pjesë e fitores së madhe të Manchester Cityt në derbin e qytetit me United, 6:3, shkruan Express.
E pas këtij triumfi, futbollistit ofanziv, i cili i dhuroi dy asistime, iu dha një dhuratë aspak e këndshme, të cilën, dorën në zemër, as që nuk e kishte imagjinuar.
Atij iu dha fanella e rivalëve të përbetuar, Man Utd pasi u shfaq në podcastin “Mid Mid” në kanalin “Play Sports”.
Fillimisht, De Bruyne qeshi, ndërsa më pas u vu në siklet kur e mori fanellën dhe e pa emrin e tij dhe numrin 17, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU
“A duhet t’ia vë flakën tani?”, tha De Bruyne, duke shtuar: “Shumica e ëndrrave janë iluzione”.
Drejtuesi i emisionit që me shaka ia bëri këtë dhuratë është një tifoz i United, ndërsa e pranoi se do të ëndërronte që mesfushori belg një ditë ta veshë fanellën e “Djajve të Kuq”.