De Bruyne me deklaratë befasuese për Manchester Cityn – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

De Bruyne me deklaratë befasuese për Manchester Cityn

12:15 | 03 Shkurt 2019

1 me 2 ka përfunduar ndeshja mes Manchester Cityt dhe Newcastle Unitedit.

Kjo humbje ka hedhur shumë dyshime mbi skuadrën kampione të Premierligës, dhe ka vënë në pikëpyetje formën e tyre, krahasuar me sezonin e kaluar.

Ylli i skuadrës angleze, Kevin De Bruyne beson se skuadra e tij nuk është në nivelin që ishte sezonin e kaluar.

“Këtë vit është pakëz më e vështirë, sepse skuadrat janë më kompakte dhe planet e tyre janë më të mira se vitin e kaluar” ka thënë 27 vjeçari.

“Vitin e kaluar ne do të kishim fituar apo barazuar këto ndeshje me gola të vonshëm, por ne nuk mund ta bëjmë këtë gjatë këtij sezoni. Nivelet e secilës skuadra dhe margjinat për gabim janë shumë të vogla” ka thënë tutje belgu.

Skuadra e Manchester City po e vazhdon luftën për mbrojtjen e titullit të Premierligës. Ata sot do të përballen me Arsenal për kryendeshjen e javës në Premierligë.

Komento: