De Bruyne mund të mungojë gjatë shkaku i lëndimit

22:21 | 11 June 2023

Kevin de Bruyne ka thënë se do të shikojë në detaje se çfarë lloj lëndimi ka në muskul, ndërsa Manchester City është në pritje të rezultateve.

Por, lëndimi që ai e mori në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Interit mund ta lërë jashtë fushës deri në tre muaj.

“Nuk e di për sa kohë do të mungoj. Nuk e di se si është plani. Por do të bëj teste më të thella mjekësore këtë javë. Nuk do të jem te Belgjika, këtë e di. Nuk është gjë e mirë, sepse do ta luaja ndeshjen e 100-të, por kjo është situata”, theksoi De Bruyne pas ndeshjes.

“Unë ndihesha mirë para fillimit të ndeshjes dhe në gjithë javën, por kam thënë se në dy muajt e fundit kam qenë i rrezikuar. Kam humbur disa ndeshje, por i kam menaxhuar mirë ato kundër Arsenalit, Bayern Munichut dhe Real Madridit. Kam dhënë gjithçka për ekipin tim dhe njerëzit në klub e dinë këtë. Ndihem krenar që ia arritëm qëllimit, ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, është shprehur De Bruyne.

31-vjeçari zhvilloi 49 ndeshje në të gjitha garat në edicionin e fundit. Shënoi dhjetë gola dhe dhuroi 31 asistime.

Komento: