De Gea flet pas paraqitjes heroike ndaj West Ham

22:37 | 30 October 2022

Portieri David de Gea ka dhënë disa komente pas fitores së Manchester United përballë West Ham.

Skuadra e Manchester United mori një fitore minimale dhe merita të mëdha në këtë fitore pati edhe David de Gea.

Pas ndeshjes, portieri spanjoll ka thënë se ndihet goxha i lodhur pas paraqitjes së tij.

“Ndihem pak i lodhur. Njerëzit mendojnë se portierët nuk lodhen, por ne vuanim në fund. Ne kontrolluam ndeshje mirë, por ishte e vështirë në fund”, ka thënë De Gea, përcjell lajmi.

“Ishte fitore e madhe për ne. Nëse duam të jemi në vendet para, ne duhet të fitojmë ndeshje sikur kjo. Jam këtu për të bërë pritjet dhe për të ndihmuar skuadrën”, shtoi spanjolli.

Fitorja e Manchester United i çon ata në pozitën e pestë në tabelë, mbi Chelsea.

Komento: