De Gea refuzon rinovimin, por Manchester United e do më çdo kusht Donnarumman

22:17 | 23 Maj 2019

De Gea ka refuzuar rinovimin e kontratës me Manchester United.

Kështu raporton tabloidi britanik “The Sun”, sipas të cilit, “Djajtë e Kuq” janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin.

David De Gea ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2020 dhe është i irrituar që sezonin e ardhshëm, s’do të marrin pjesë ne Champions League andaj nuk përjashtohet mundësia që gjatë verës të ndërrojë ambient.

Sipas “The Sun”, drejtuesit e skuadrës nga “Old Trafford”, e shohin si zëvendësues ideal të spanjollit portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, sidomos nëse Kuqezinjtë dështojnë të kualifikohen për në Champions League.

Milani është vetëm një pikë prapa Interit dhe Atalantas, por pjesëmarrja e tyre në Champions League varet vetëm se çfarë do të bëjnë kundërshtarët.

Në xhiron e fundit, Interi do të presë Empolin, kurse Atalanta Sassuolon.

Komento: