De Jong te Man Utd? Xavi zbulon gjithçka

21:16 | 23 Prill 2022

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka hedhur poshtë sugjerimet që Frenkie de Jong mund t’i bashkohet Manchester United.

Raportet në Spanjë pretendojnë se mesfushori mund të ribashkohet me ish-trajnerin e tij të Ajax Erik ten Hag në Old Trafford këtë verë, përcjell ORAinfo.

Xavi thotë se holandezi është një lojtar vendimtar për skuadrën e Camp Nou dhe shpreson se ai do të qëndrojë te Barca për shumë vite./ORAinfo/

Komento: