De Ketelaere arrin në Milano, sot pritet zyrtarizimi i tij

08:34 | 02 Gusht 2022

Charles De Ketelaere do të jetë përforcimi i radhës te Milan.

Skuadra ‘Rossoneri’ për disa javë radhazi ka qenë në negociata me Club Brugge, për transferimin e CDK.

De Ketelaere ka mbërritur në Milano në orët e para të mëngjesit.

Ai ka udhëtuar së bashku me familjen e tij.

Sot, lojtari pritet të kryej testet mjekësore te Milan dhe pastaj të nënshkruajë kontratën e tij.

Dy skuadrat thuhet se janë pajtuar për një shifër që shkon në 32 milionë euro plus 3 milionë bonuse.

Komento: