De Ketelaere në verë mund të transferohet te gjiganti europian

09:33 | 20 Shkurt 2023

De Ketelaere mund të transferohet te gjiganti europian për 30 milionë euro.

Lajm i bujshëm, Charles De Ketelaere largohet nga Milani.

Mesfushori belg, Charles De Ketelare bëri bujë të madhe verën e shkuar kur u transferua nga Club Brugge te Milani për 32 milionë euro.

Por belgu nuk e ka nisur mirë aventurën me Rosonerët, pasiqë në 27 ndeshje të luajtura ka bërë vetëm një asistim.

Mediat franceze, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se PSG synon huazimin e De Ketelaere në verë me opsion blerjeje për 30 milionë euro.

Në rast se De Ketelaere nuk përmirësohet, Rosonerët janë të hapur ta lënë të lirë në verë të largohet.

Komento: