De Ketelaere po pret ofertë nga ekipi solid spanjoll

12:32 | 02 Gusht 2023

Real Sociedadi po përgatit ofertën për De Ketelaeren.

Charles De Ketelaere mund të bëhet futbollisti i radhës që largohet nga Milani këtë verë.

“Rossonerët” paguan 35.5 milionë euro, pa përfshirjen e bonuseve, për transferimin e tij nga Club Brugge verën e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, De Ketelaere nuk ia doli të dëshmohet. Ai u konsiderua një dështim pas sezonit të parë në “San Siro”.

Belgu regjistroi në total 40 paraqitje, por nuk shënoi asnjë gol. Një asistim ishte kontributi i tij i vetëm.

Kësisoj, Milani besohet se po kërkon blerës për 22-vjeçarin, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit.

“Relevo” ka raportuar se Real Sociedadi ka shprehur interesim për të dhe se është duke përgatitur një ofertë.

Oferta mendohet se mund të jetë për huazimin e De Ketelaeres për një sezon, duke përfshirë opsionin e blerjes në marrëveshje.

Atalanta, PSV Eindhoven, RC Lens, RB Leipzig, Marseille dhe Aston Villa janë klubet tjera të përmendura si të interesuara për reprezentuesin e Belgjikës.

Charles de Ketelaere me Milanin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Komento: