De Ligt edhe zyrtarisht do ta vesh fanellën e Juventusit.
De Ligt nga sot mund të quhet një futbollist i Juventusit. Mbrojtësi i talentuar holandez ka mbërritur pak minuta më parë me avion privat në Aeroportin “Caselle” në Torino.
19-vjeçari është pritur me entuziazëm nga disa dhjetëra tifozë në dalje të aeroportit.
De Ligt nesër do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën për 5 sezone me ekipin torinez nga e cila do të përfitojë 12 milionë euro në sezon.