De Ligt e tepron me kërkesa ndaj Barcelonës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

De Ligt e tepron me kërkesa ndaj Barcelonës

14:01 | 16 Maj 2019

De Ligt – Barcelona, ndodh ajo që nuk e priste askush.

Kur të gjithë ishin në pritje të transmetimit të Matthijs De Ligt te Barcelona, ndodh befasia.

Matthijs De Ligt rrezikon të mbetet pa u transferuar te Barcelona.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se qendërmbrojtësi i Ajax Amsterdam ka kërkesë aktualisht tepër të lartë për rrogë për klubin nga Camp Nou.

Andaj, në rast se nuk arrihet një zgjidhje e shpejtë, marrëveshja për transferimin e tij te Barcelona mund të dështojë, transmeton lajmi.net.

De Ligt konsiderohet si një nga blerjet e ardhshme të mëdha të skuadrës kampione nga La Liga për afatin kalimtar të verës.

Por, problemi i shfaqur rrezikon dështimin e marrëveshjes për kalimin e tij te Barcelona.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!