De Ligt e zbulon: Ronaldo më kërkoi të bashkohem me Juventusin

08:27 | 10 Qershor 2019

Matthijs de Ligt zbulon se Cristiano Ronaldo i kërkoi të vij në Juventus pas finales së Ligës së Kombeve.

Portugalia mundi Holandën 1-0 për të fituar edicionin e parë të turneut, me një gol nga Goncalo Guedes.

Në bilbilin përfundimtar, Ronaldo dhe De Ligt u panë duke qeshur, kështu që mbrojtësit të Ajax-it u pyet se për çka po flisnin.

“Ronaldo më kërkoi të vij në Juventus”, tha De Ligt për NOS, përcjell ORAinfo.

“Isha pak i tronditur nga kjo pyetje, prandaj qesha. Unë nuk e kuptoja atë në fillim”, tha ai.
Ka raporte në mbarë Evropën këtë fundjavë, se oferta e fundit e Manchester City u refuzua, që do të thotë që garën për nënshkrimin e tij është midis Barcelonës, Paris Saint-Germain dhe Juventusit.

De Ligt gjithashtu foli për Univision dhe përshkroi procesin e tij të mendimit.

“Tani do të shkoj me pushime, do të mendoj me kujdes për atë që është më e mira për mua dhe pastaj do të vendos. Për një lojtar të ri si unë, është e rëndësishme të shkosh në një klub ku mund të luaj vazhdimisht. Kjo është çështja kryesore”, tha ai. /ORAinfo/

Komento: