Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt thuhet se ka refuzuar Barcelonën, duke hapur derën për Juventusin, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.
Barca ka qenë prej kohësh favoritë për De Ligt, por radio stacioni spanjoll Cadena SER pretendon se e vlerëson ofertën e Barcelonës të pakënaqshme, përcjell ORAinfo.
Për më tepër, Juve do të kishte paraqitur një nga propozimet më atraktive, së bashku me PSG dhe Bayern.
19-vjeçari është padyshim më i kërkuari në futbollin botëror, pasi shkëlqeu te Ajaxi dhe Holandën në dy sezonet e fundit./ORAinfo/