
Mbrojtësi i Juventus, Matthijs de Ligt fitoi Këpucën e Artë, e cila i jepet lojtarit më të mirë holandez të sezonit të kaluar.
Ish kapiteni i Ajax mundi ish-shokun e tij të skuadrës Frenkie De Jong për çmimin.
Sidoqoftë, mbrojtësi nuk ka pasur fillimet më të mira për aventurën e tij te Juventus.
Pasi ishte në stol në raundin e parë, ai u thirr në aksion kundër Napolit pasi Chiellini pësoi një dëmtim të rëndë.
Gjatë lojës, i riu holandez nuk dukej shumë bindës, pasi lojtarwt e Napolit ishin në gjendje ta kapërcejë atë lehtësisht.
Në një intervistë për Telegraaf, De Ligt foli për luftimet e tij, duke deklaruar se është e vështirë, përcjell ORAinfo.

“Juve? Unë jam në një vend të ri dhe e di se asgjë nuk është e lehtë. Unë do të punoj shumë në Itali për të pasur sukses”, deklaroi ai.
Duke lënë mënjanë përshtypjet e para, mbrojtësi ka të ngjarë të bëhet një nga më të mirët në botë.
Sidoqoftë, atij do t’i duhet kohë, dhe mbase plani fillestar i Sarrit nuk ishte që ta fusnin kundër Napolit. /ORAinfo/