De Ligt me një urim special pas triumfit të Liverpool në Ligën e Kampionëve

12:44 | 03 Qershor 2019

Talenti i Ajaxit, De Ligt e uroi Van Dijkun pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, e ka uruar Virgil van Dijkun për triumfin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Jurgen Kloppit e mposhti Tottenham Hostpurin në finalen që u mbajt në Wanda Metropolitano të Madridit me rezultat 2-0, me golat e Mohamed Salah dhe Divock Origi.

Van Dijk dhe De Ligt janë bashkëlojtarë te kombëtarja e Holandës, ndërsa janë partnerë në fazën defensve të ‘Tulipanëve’.

Holandezi 19-vjeçar ka reaguar shpejt për ta uruar bashkëkombësin e tij në triumfin në Ligën e Kampionëve, duke i lënë një koment: “Njeri i madh”.

De Ligt mund ta ketë fatin e njëjtë si të Van Dijkut në sezonin e ri, pasi është duke u kërkuar nga një numër i madh i skuadrave evropiane.

Manchester Unitedi dhe Barcelona janë duke tentuar ta transferojnë mbrojtësin holandez nga Ajaxi, derisa këta të fundit kërkojnë 80 milionë euro nga shitja e tij.

Komento: