De Ligt po largohet nga Ajaxi, mësohet skuadra e tij e re

15:22 | 12 Prill 2019

Ylli i Ajaxit, Matthijs de Ligt po largohet nga skuadra.

19 vjeçari ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij këtë sezon, duke pasur rol të madh në fitoren e Ajax ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ten Hag, gjatë një interviste për Süddeutsche Zeitun, ka pranuar se De Ligt nuk do të vazhdojë të mbetet te Ajax, me Bayern Munich dhe Barcelonën të interesuara për të.

“Janë zero, shanset që De Ligt të vazhdojë tek Ajax edhe sezonin e ardhshëm”, është përgjigjur Ten Hag, kur është pyetur për të ardhmen e lojtarit, përcjell lajmi.

“Ka shumë klube të interesuara për, ndaj do të largohet këtë verë. Unë pyes veten se kë do të zgjedhë, Bayern Munich apo Barcelona”.

Komento: