De Ligt “pushton” Torinon, i kryen testet mjekësore te Juve

09:39 | 17 Korrik 2019

Matthijs de Ligt sot do t”i përfundojë testet mjekësore te Juventusi përpara një transferimi të shumëpritur prej 75 milionë eurosh nga Ajax.

De Ligt arriti në Torino natën e kaluar, dhe llogaria zyrtare e Juventës e kishte zyrtarizuar atë duke kontrolluar në J Medical për teste, përcjel ORAinfo.

Ai pastaj do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Bianconerinët, me vlerë 7.5 milionë euro plus 4.5 milionë euro në bonuset.

19-vjeçari prej kohësh ka qenë objektivi kryesor mbrojtës i Zonja e Vjetër pas daljeve të Andrea Barzagli dhe Martin Caceres./ORAinfo/

Komento: