De Ligt refuzon të operohet, befason me arsyen

15:39 | 20 July 2020

De Ligt refuzon të operohet, dëshiron të luajë edhe me dhimbje krahu.

Matthijs De Ligt është i vendosur ta ndihmojë skuadrën e tij.

Më herët gjatë kësaj jave është raportuar se De Ligt mund të obligohet t’i nënshtrohet një operimi.

Lojtari tash e një kohë ka telashe me shpatullën dhe ky problem kërkon vetëm operimin, por telashet nuk mbyllen këtu.

Thuhej se holandezi mund të operohet pas përfundimit të Serie A, për të kapur sezonin e ri, megjithatë kjo do t’i humbte atij Ligën e Kampionëve.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Matthijs De Ligt ka refuzuar të operohet dhe preferon të luajë.

Mbetet të shihet nëse klubi do të veprojë sipas dëshirës së qendërmbrojtësit.

Komento: