De Ligt shihet në aeroportin e Barcelonës, ky është lajmi i fundit

08:58 | 18 Maj 2019

De Jong dhe De Ligt shihen në aeroportin e Barcelonës, a po bëhet transferimi?

Një fotografi ‘bombë’ po qarkullon në mediet spanjolle, e publikuar nga ‘Sport’.

Frenkie de Jong dhe Matthijs De Ligt janë parë në ambientet e aeroportit të Barcelonës, duke rritur zërat për transferimin e De Ligt tek skuadra katalane, përcjell lajmi net.

Tash e disa muaj po flitet për një transferim të mundshëm të De Ligt në ‘Camp Nou’, por akoma nuk është zyrtarizuar asgjë.

Por, fotoja e fundit e publikuar nga ‘Sport’ nxit dyshime të mëdha se marrëveshja mes skuadrës së Barcelonës dhe mbrojtësit holandez po bëhet.

Komento: