Nëse ylli i Juventus, Matthijs de Ligt do të largohet nga skuadra, atëherë agjenti Mino Raiola do të tentojë ta dërgojë atë në Real Madrid
Holandezi lidhej me Real Madridin, Barcelonën dhe Manchester Unitedin para se të transferohej te Juventusi për 85.5 milionë euro nga Ajaxi te Juventusi.
20 vjecari ka bërë 27 paraqitje me Zonjën e Vjetër, ka shënuar dy gola, por thashethemet nuk ndalen për një largim të mundshëm nga Torino.
Sipas ABC, agjenti Mino Raiola është duke e shtyrë De Ligtin drejt Real Madridit për sezonin e ardhshëm, ku do të zëvendësonte Sergio Ramosin.
Sido që të jetë, Juve nuk e ka për qëllim të humbasë De Ligtin, edhe pse në Angli raportohet se mund të përfshihet në marrëveshje për ta transferuar mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.