De Ligt thotë natyrisht, dua t’i bashkohem këtij klubi gjatë verës

13:41 | 21 Maj 2019

Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, ka lënë të kuptohet se gjatë verës do të transferohet në Barcelonë, duke thënë se do të dëshironte të luante krahas shokut të tij Frenkie de Jong i cili është transferuar në Camp Nou.

Kohët e fundit, në një intervistë për mediat spanjolle, De Ligt u pyet nëse do të dëshironte të luante përkrah De Jong, i cili po bashkohet me Barcelonën në verë.

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe do të isha i lumtur të luaja në ekipin e tij, por tani nuk e di se çfarë do të ndodhë”, ka thënë De Ligt.

19-vjeçari është një nga yjet më të mirë të rinj në futboll sot. Ai luajti 33 ndeshje në Eredivisie këtë sezon për Ajax, duke shënuar tre gola dhe duke ndihmuar një herë nga mbrojtja.

Interesim për mbrojtësin holandez kanë shprehur edhe Manchester United dhe Juventus, por lojtari ka shprehu interesim t’i bashkohet Barcelonës. /ORAinfo/

Komento: