De Riu viziton Karabinierët në KFOR

23:39 | 25 Shtator 2024
de-riu-viziton-karabinieret-ne-kfor

Ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, gjatë ditës së sotme ka vizituar bazën e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) të Karabinierëve, të cilët janë pjesë e KFOR-it.

Në një postim në platformën X, ambasada thotë se De Riu iu tha pjesëtarëve italianë se janë forcë e duhur për të luftuar sfidat komplekse të sigurisë në Kosovë.

“Ambasadori De Riu vizitoi bazën e MSU-së të Karabinierëve, pjesë e KFOR-it, ku Italia shërben si kontribuuesi më i madh. Duke iu drejtuar trupave, ai theksoi aftësitë unike si një forcë xhandarmërie, duke kombinuar funksionet ushtarake dhe policore për të trajtuar sfidat komplekse të sigurisë në Kosovë”, thuhet në postim.

Komento: