Daniele De Rossi është afër formalizimit të marrëveshjes me SPAL.
Ikona e Romës dhe ish-anëtari i kombëtares së Italisë, De Rossi pritet ta nis karrierën e tij si trajner.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, De Rossi ka arritur marrëveshje me skuadrën e SPAL, për pozitën e trajnerit.
Kjo do të ishte aventura e tij e parë si trajner. Starti i tij pritet të jetë në Serie B.
Palët akoma nuk kanë formalizuar marrëveshjen e tyre, por në parim është dakorduar gjithçka.