De Rossi largohet pas 19 vitesh, i papritur reagimi nga Romagnoli

22:17 | 14 Maj 2019

Mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli ka shkruar disa fjalë të prekshëm për shokun e ekipit kombëtar italian dhe ish-shokun e Romës, Daniele de Rossi.

Para se ai të bashkohet me Milanin, ai kishte kaluar disa sezone nën udhëheqjen e De Rossi në Romë dhe madje ka ndarë edhe një dhomë të veshjes me legjendën giallorossi për Azzurët, përcjell ORAinfo.

De Rossi konfirmoi largimin nga Roma në fund të sezonit pas një qëndrimi 19-vjeçar në Stadio Olimpico, Romagnoli i ka falënderuar ish-shokut të tij për gjithçka.

Ja çfarë ka shkurar mbrojtësi i MIlanit?

“Ju keni qenë gjithmonë një pikë referimi, një kapiteni, por mbi të gjitha një njeri i vërtetë, me vlera që posedojnë pak njerëz, veçanërisht në botën tonë.Do të humbas shumë gjithë bota e futbollit dhe të gjithë ata që kanë pasur rastin t’ju takojnë. Fat të mirë”./ORAinfo/

Komento: