De Rossi merr vendim të papritur, kjo është e ardhmja e tij

12:26 | 06 Korrik 2019

De Rossi vendos të pensionohet nga futbolli.

Daniele de Rossi thuhet se ka vendosur të dalë në pension pas Roma ka refuzuar t’i ofrojë atij një kontratë të re.

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006, ka vendosur që Roma të jetë skuadra e tij e vetme përgjatë karrierës.

De Rossi, edhe pse ka pasur oferta nga Sampdoria, Fiorentina, Milan, Bolgona, Boca Juniros dhe disa klube nga MLS, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli.

E ardhmja e De Rossit pritet të jetë në Kombëtaren e Italisë, duke u bërë pjesë e stafit stërvitor të trajnerit Roberto Mancini.

De Rossi gjatë karrierës së tij te Roma, ka zhvilluar mbi 400 paraqitje, duke shënuar 43 gola.

Komento: