Dea hap “Kutinë e Pandorës”, nuk e priti se do të përballet me këto zgjedhje

23:28 | 11 Mars 2023

Dea ka pasur mundësinë të hap “Kutinë e Pandorës” sot në Big Brother VIP Albania.
Asaj i është mundësuar të takojë gjyshen e saj, gjë që e ka emocionuar tej mase

.

Por, Deas i është ofruar edhe një mundësi, t’i mundësojë takimin Keisit me gjyshin e saj, ose Armaldos me një person të afërt të familjes, që ai e quan “teta Rozë”.

E ndodhur mes dy opsioneve, Dea ka thënë se në sytë e gjyshit të Keisit po sheh mërzi të madhe.

“E pashë në sy gjyshin e Keisit dhe më duket shumë i mërzitur. Teta Rozë dua që të më falë dhe çfarëdo që dëshiron t’i përcjell Armaldos, unë do t’ja përcjell”, ka thënë Dea.

E emocionuar është shfaqur edhe Keisi, e cila ka qajtur pa pushim së bashku me babain e saj që ndodhet brenda shtëpisë së BBVA, Sabianin.

Komento: