Debat i ashpër për abdesin në Big Brother Albania, dy banorët që thyen rregullat për ta falur namazin

16:03 | 31 Janar 2024

Një lojë që iu dha banorëve në BBVA, shfaqi tensione pasi Bardhi dhe Ervini kishin për të marrë abdes.

Loja ishte në grup, andaj nëse ndonjë do shkonte dikund, të gjithë detyroheshin të shkonin pas tij.

Ishte Bardhi ai i cili e preu shiritin, dhe më pas Ervini, duke thyer rregullat, për ta falur namazin.

Të gjithë banorët kanë kaluar në ofendime dhe debate te tensionuara gjatë kësaj loje, duke e akuzuar njëri tjetrin për lojë të pisët.

Banori i eliminuar ishte Ervni.

Ervini, për të cilin bileta e fatit kishte rezervuar vetëm vajtje, ka vetëm një merak pas eliminimit.

“Nuk po rrija dot më, nuk e përballoja. Është shumë ndryshe aty brenda. Edhe sot u thashë banorëve që do të dilja. Kam kaluar shumë mirë me të gjithë, jam munduar të jap më të mirën time. E vetmja gjë që më ka ngelur është me kë do falen çunat. Krijuam një vëllazëri shumë të mirë. brenda kishim një dashuri për dy arsye. Për hir të Zotit dhe sepse e duam njëri-tjetrin për atë që jemi”, u shpreh ai.

Komento: