
Raporti mes Brikenës dhe Mateos duket se është tensionuar pas puthjes së shkëmbyer në spektaklin e së martës.
Çifti pothuajse nuk ka pasur komunikim, pas një situate ku Brikena u ndje e lënë mënjanë, duke u shprehur se Mateo qëndroi pranë Selin dhe nuk pranoi të hante ushqimin që ajo kishte përgatitur.
Mbrëmjen e sotme, ata u vunë përballë njëri-tjetrit për t’u sqaruar, duke parë edhe momentin kur Mateo kap nga dora Selin, të cilin Rogerti e përshkroi si një akt afrimi.

“Të gjithë e dinë sa e vështirë ishte për mua të jap një puthje, dhe kur e bëra… ditën tjetër doja të gatuaja për mua dhe Mateon. Por këto ditë kam ndjerë që Mateo nuk ishte i përfshirë; më ka parë duke qarë dhe nuk është afruar të më pyeste. Këtu nuk ka të bëjë me lojën, por me ndjenjat”, tha Brikena.
“Pas puthjes i shkova pranë, por ajo më largoi. E kuptoj pse ishte në siklet, ndikuar nga Rogerti. I kam shkuar pas edhe nëpër shtëpi dhe përsëri më largoi.
Sa për kapjen nga dora të Selin, nuk ka asgjë për keqkuptim; ti preferove të besosh Rogertin para meje”, shtoi Mateo.
