Debatet kalojnë në personale mes Donaldit dhe Einxhelit: ‘Bëra aksident dhe më hoqën nga puna’

23:27 | 01 Shkurt 2022

‘Bëra aksident dhe më hoqën nga puna’, debatet kalojnë në personale mes Donaldit dhe Einxhelit.

Einxhel dhe Donaldi janë duke zhvilluar debate të forta mes vete.

Ata kanë shpërthyer mes vete pas fjalëve që Einxhel kishte thënë se Donaldi është bërë i famshëm nga ish e dashura, shkruan lajmi.

Debati i tyre ka degraduar dhe të gjitha gjërat kanë shkuar në personale.

Ata kanë pasur një bashkëpunim jashtë shtëpisë gjë e cila nuk duket se ka shkuar mirë pasi të dy kanë inate edhe brenda.

Einxhel shpërtheu në akuza ndaj Donaldit dhe vëllaut të tij Romeos ku tha se kishte bërë një aksident dhe se të dy binjakët e hoqën nga puna.

Ky debatë shpërtheu në britma ndaj njëri tjetrit.

Donaldi u mundua ta shpjegonte situatën dhe të tregonte se sa e donte punën dhe se Einxhel nuk e merrte seriozisht atë.

Situata u bë e pakëndshme kur Donaldi i nervozuar fliste ndërsa Einxhel qeshte me të mëdha duke e tensionuar edhe më shumë situatën.

Komento: