
Të martën, nga ora 19:00, në Televizionin e Gazetarëve, nënkryetarët e partive politike ballafaqohen LIVE në debatin e parë të këtij formati, para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, përballë Lutfi Hazirit nga LDK, Vlora Çitaku nga PDK dhe Besnik Tahiri nga AAK, do të jenë në studion e Politikos me gazetarin Kushtrim Sadiku.
Duke filluar nga ora 19:00, në një program special, analistët në studion e Adresës së Arben Ahmetit do ta kontekstualizojnë debatin, para dhe pas përballjes politike.
Ndiqeni debatin e vitit, ekskluzivisht të martën, në programin special të Politikos, në Televizionin e Gazetarëve – Kanal 10.
Mos e humbisni!