Debati për kufijtë, Sali Berisha përplaset ashpër me Baton Haxhiun

08:32 | 05 Shkurt 2019

Një debat i ashpër është zhvilluar mes ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës dhe gazetarit nga Kosova, Baton Haxhiut.

Në 2004-ën Sali Berisha ka pranuar në Stamboll se Kosova nuk ka të ardhme pa u shkëputur nga Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani”.

Kjo deklaratë e bërë nga gazetari Baton Haxhiu mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, ka sjellë një përplasje të fortë mes tij e ish kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit i është përgjigjur përmes rrjetit social, duke mos i kursyer akuzat për të. Berisha është shprehur se ai që prej vitit 1991 ka qenë dhe mbetet kundër ndarjes së Kosovës dhe se territoret në fjalë i konsideron shqiptare pavarësisht se kush i banon aktualisht ato.

“Duke ndjekur ”Opinion”!

Sqarim: Miq, sonte argati in chef, Baton Stanishiq deklaroi ne “Opinion” se une paskam deklaruar ne vitin 2004 se Kosova kurrë nuk behet e pavarur po nuk shpetoi ne Liposaviqi, Zubin Patoku dhe Zveçani. Me këtë rast informoj opinionin se:

-1 Unë kam kundërshtuar qe nga viti 1991 gjer sot me qindra here ndarjen e Kosovës.

-2 Unë konsideroj ne çdo aspekt Liposaviqin, Zubin Patokun, Zveçanin troje shqiptare pavarësisht se kush i banon aktualisht ato.

3- Ndryshimi i kufijve te Kosoves eshte absolutisht vetem skenar i Serbise se Madhe dhe ky është misioni i argatëve shqipfolës albanofob ne Prishtine dhe Tirane Ky trillim i argatit in chef është shpifja e fundit e Beogradit!” – shkruan Berisha.

Pasi ky koment u lexua në studio, gazetari Baton Haxhiu tha se kjo ishte një akuzë e rëndë që nuk mund ta bëjë një person që ka pasur në dorë fatet e vendit.

Baton Haxhiu: Çmenduria nuk quhet ndryshe veçse Sali Berisha. Meqenëse është kështu, unë atëherë po them se Zoti Berisha, ti familja jote, pasardhësit e tu, paraardhësit e tu, të gjithë nuk mundeni me pas gen familjar pa asnjë dyshim, pa asnjë gabim, si politik, si patriotik, si atdhetar, se sa unë. Shikoje çfarë thotë, nuk ka njeri që është në politike të ketë të tillë gjuhë dhe të mbetet gjallë në politikë. Kjo është poshtërsia e gjuhës që e përdor një lider. Marre!

Komento: