Debati për mbylljen e kazinove, Zeka ‘godet’ Xhavit Halitin

15:15 | 22 March 2019

Është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme për mbylljen e lojërave të fatit.

Pas miratimit të rezolutës së Kuvendit të Kosovës për pezullimin e aktivitetit të kazinove, ka reaguar deputeti Milaim Zeka, i cili e ka cilësuar të habitshme deklarimin e Ministrit Bedri Hamza se asnjë kazino në Kosovë nuk ka licencë.

Me këtë rast ai ka ironizuar me dekleratën e Xhavit Halitit kur ka thënë se: “Te tanë i kemi ba nga 2-3 milion euro”.

Postimi i plotë i tij:

I dashur populli im trim, patriotik, intelektual, me memorien me te madhe ne kontinentin evropian (pasiqe asgje nuk regjistrojme ne GB e trurit), a po e ndiqi çka po thote ministri Hamza: “Asnje kazino ne Kosove nuk ka licence”!!! E me leje te kujte kane punu? E sa milionat i kane ba? E tash po e di kur Xhavit Haliti tha “te tane i kemi ba nga 2-3 milion…!!!Shteti i Burdushit. Njesoje ashte edhe me Motelet e prostitucionit. Ku jane prokuroret? Ku jane hetuesit policor? Po hetuesit e ATK se?!!! Ani liberalizim po dojna me shtet mafioz?!!!

Komento: