Dëbimi i gylenistëve, sot raporton drejtori i AKI-së para Komisionit

08:28 | 08 Maj 2019

Drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni sot do të raporton para Komisionit për dëbimin e gylenistëve.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq sot mban mbledhje.

Në këtë komision do të intervistohet drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni dhe ish-drejtori Driton Gashi.

Në mbledhjen e kaluar Maxhuni nuk ka mundur të intervistohet pasi mungonte kuorumi.

Në atë mbledhje kishin refuzuar të marrin pjesë deputetët e PDK-së.

Komisioni nis mbledhjen në ora 09:00.

Komento: