Dëbohet nga ambasada e Ekuadorit, prangohet Julian Assange

12:09 | 11 April 2019

Themeluesi i Wikileaks Julian Assange është prangosur nga policia britanike.

Prangosja e tij ka ndodhur pas dëbimit nga ambasada e Ekuadorit në Londër, ku jeton prej shtatë vitesh.

Shkak për këtë vendim është publikimi në 25 mars në “INA Papers“, një seri dokumentesh që vërtetojnë llogaritë sekrete bankare të presidentit të Ekuadorit Lenin Moreno, në vende të cilësuara si parajsa fiskale.

Ditët e fundit Moreno akuzoi Assange se kishte shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat e azilit.

Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno tha në Twitter: “Në një vend sovran, Ekuadori tërhoqi statusin e azilit tek Julian Assange pas shkeljeve të tij të përsëritura ndaj konventave ndërkombëtare dhe protokolleve të jetës së përditshme”.

Assange, 47 vjeç, kishte qenë brenda ambasadës për shtatë vjet. Sekretari i brendshëm Sajid Javid ka shkruar në Twitter:

“Gati 7 vjet pas hyrjes në ambasadën e Ekuadorit, mund të konfirmoj se Julian Assange tani është në paraburgim dhe me të drejtë përballet me drejtësinë në Britani të Madhe.

“Unë do të doja të falënderoja Ekuadorin për bashkëpunimin e tij dhe @metpoliceuk për profesionalizmin e tij. Askush nuk është mbi ligjin”.

Komento: