Chelsea po luan si mysafir i Fulham, ku në këtë përballje ka debutuar Joao Felix.
Portugezi u afrua te Chelsea para dy ditësh, ndërsa debutoi nga minuta e parë duke e fituar besimin e trajnerit Graham Potter.
Edhe pse në pjesën e parë Felix bëri disa lëvizje të bukura, në pjesën e dytë ai u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Zhvillohej minuta e 58-të, kur portugezi bëri një ndërhyrje të rëndë në mesfushë.
Rezultati aktual është 1-1, me Chelsean që barazoi rezultatin pasin ishte në disavantazh.