Dje, rreth orës 13:00, janë arrestuar dy persona në Deçan.
Dy të dyshuarit janë vëllezërit dhe kishin sulmuar njëri-tjetrin fizikisht, transmeton Indeksonline.
Njëri nga të dyshuarit gjatë deklaratës ka pranuar se posedon një armë pa leje e cila është konfiskuar së bashku me 63 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.