Deda befason me deklaratën e fundit, thotë se po diskutohet që veriu t’i jepet Serbisë

23:57 | 01 Shkurt 2019

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka folur për gjendjen aktuale politike në Kosovë dhe për zhvillimet e fundit.

Ai ka folur për takimin me ambasadorin amerikan, Philip Kossnet dhe temat që janë biseduar në atë takim. Deda ka folur gjithashtu për dialogun Kosovë – Serbi ku ka thënë se dialogimi mes Thaçit dhe Vuçiqit, ka avancuar shumë dhe se ekzistojnë dokumente të shkruara të marrëveshjes mes tyre.

Sipas Dedës kjo marrëveshje i jep qindra kilometra tokë Serbisë, saktësisht veriun e Mitrovicës.

“Në këtë moment, në kuadër të dialogut jon dy procese duke ndodh: I pari është ai jo transparenti i Thaçit dhe Vuçiqt dhe ata kanë avancuar shumë në dialog, dhe nuk janë shumë larg dakordancës. Dhe i dyti është i ekipit negociator i cili ende nuk ka hyrë në bisedime. Po diskutohet për dhënien e veriut Serbisë”, ka deklaruar Deda.

Ai ka thënë se njerëzit e presidentit Thaçi, flasin për qindra kilometra Kosovë që do t’i përkasin Serbisë.

“Unë kam informata se ekzistojnë disa kapituj të shkruar në Bruksel, të cilët nuk i din askush përveç Vuçiqt dhe Thaçit dhe një pjesë të stafit të Mogherinit, por askush tjetër nuk i ka parë. Këtë e di, e kam këtë informatë. Njerëzit e presidentit Thaçi, flasin për qindra kilometra Kosovë që do t’i përkasin Serbisë. Ajo e fundit është që nuk janë marrë vesh është për statusin e Mitrovicës së veriut. Propaganda dhe manipulimi se kinse Thaçi po e mbron Kosovën e Mitrovicën dhe nënshkrimet për bashkimin e Mitrovicës tregojnë se kjo është e vërtet” ka thënë Deda.

Komento: