Deda: Kurti e Osmani do të duhej t’ua shtrinin dorën opozitës që të arrihej një lloj dakordimi me Serbinë

21:36 | 06 Dhjetor 2023
deda:-kurti-e-osmani-do-te-duhej-t’ua-shtrinin-doren-opozites-qe-te-arrihej-nje-lloj-dakordimi-me-serbine

Ish-deputeti Ilir Deda ka folur për politikën kosovare në këto katër vjet, duke e konsideruar 14 shkurtin e vitit 2021 një datë që e simbolizon transformimin e lidershipit politik.

“Lumir Abdixhikun e kemi në LDK, Memli Krasniqin e kemi në PDK, ata janë krejt gjeneratë tjetër pa marrë parasysh aktivitetin e tyre politik. Unë kam menduar që Albini me Vjosën me 51 përqindshin e përbashkët do të hynin në një politikë më të urtë të brendshme”, ka thënë ai në KlanKosova.

“Kur ti i ki 51 përqind nuk ke rival politik, ty të duhet opozita më e fortë, dhe se do t’ua shtrinin dorën partive politike që të mbërrihej një lloj dakordimi me Serbinë dhe përfundimin e shtetndërtimit në Kosovë edhe të dalim në një kulturë të re politike”, ka thënë Dedaj.

Komento: