Ilir Deda, ka dhënë një deklaratë të papritur drejtuar Thaçit.
Marrëveshja Thaçi – Vuçiq nuk të jetë asgjë tjetër përpos spastrim etnik dhe kjo sipas deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda është vetëm marrëveshje e Dobrica Qosiq. Sipas tij, është pikërisht presidenti i vendit, Hashim Thaçi që synon të jetësojë një ide të tillë.
“Sot e shoh që Thaçi është shumë më afër realizimit të projektit të tij se sa që jemi ne tjerët. Ai është pesë hapa përpara dhe kur ta sheh këtë situatë, unë kam thënë shumë herë, që kjo ide është përcaktuese, pra është për fatin e Kosovës”, ka thënë Deda në Rubikon të KTV’së.
“Jemi në situatë ku asnjë projekt politik i tanishëm nuk do të vlejë në një Kosovë të ndarë sepse do të jetë shtet tjetër. Duke u ndarë Kosova, veç pjesa e mbetur do të jetë në një konflikt brenda shqiptarë sepse si do të mund t’u thuash shqiptarëve në veri se kemi hequr dorë prej juve, si t’u thuash serbëve të jugut se çohuni e ecni në Serbi. Ky është spastrim etnik”, ka thënë ai.
Zhgënjimi prej politikës që ai e shpalosi në Facebook thotë Deda vjen si rrjedhojë e akumulimit të veprimeve të vazhdueshme për ta ndalur presidentin Thaçi.