Deda: Qeveria duhet ta marrë vendimin për pezullimin e taksës

23:23 | 14 February 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, është shprehur sot se Qeveria e Kosovës duhet të marrë vendimin për pezullimin e taksës ose në të kundërtën Kosova do ta rrezikojë sigurinë nacionale.

Ai ka thënë se siguria nacionale rrezikohet duke u prishur me SHBA-n

“Siguria jonë nacionale rrezikohet duke u prishur me SHBA-në. Qeveria duhet ta marrë vendimin për pezullimin e taksës. Përndryshe duhet paguar çmim.

Në letrën e Trump është shkruar se nëse dështon marrëveshja ju do t’I bartni pasojat”, ka thënë ai ne RTK 3.

“Politika e re e SHBA-së është që të largohet nga vendet ku ka qenë. U largua nga Afganistani e Siria. SHBA-ja po do marrëveshje të Kosovës me Serbinë, që pastaj të largohet nga Kosova”.

Komento: