Naim Dedushaj nga rrjeti i bizneseve të diasporës në Kosovë tregon se në të kaluarën ka pasur shumë lehtësira për prodhuesit kosovare që prodhimet e tyre t’i eksportojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Me sa e di unë kanë ekzistuar disa lehtësira për eksport në SHBA. E di se disa kompani gjigante, si Devolli Group, kanë eksportuar në Amerikë, po ashtu edhe prodhues tjerë të Kosovës kanë eksportuar produktet e tyre në SHBA” ka thënë Dedushaj.
Sipas tij, institucionet e Kosovës është dashur të bëjnë shumë më shumë në rritjen e eksporteve me shtete siç është Amerika e jo të ndodh e kundërta, të mos reagojnë fare edhe atëherë kur bien eksportet më ketë shtet.